Këshilli i Ministrave (Shqipëri) miratoi sot shtyrjen deri në fund të vitit 2029 të misionit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë si pjesë e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguese (MFO) në Sinai (Egjipt).
Vendimi parashikon që kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 30 dhjetor 2029, me rotacion deri në 365 ditë, afat i cili fillon të llogaritet nga data e nisjes së personelit për në mision.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend në 23 mars 2020, Këshilli i Ministrave miratoi në maj 2023 vendimin për dërgimin e ushtarakëve të parë të Forcave të Armatosura si pjesë e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve (Multinational Force and Observers, MFO), në Sinai, mision që do të kishte një kohëzgjatje 3-vjeçare.
Misioni i ushtarakëve është vëzhgimi i implementimit të masave të sigurisë të Traktatit të Paqes ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit, të datës 26 mars 1979
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...