Vende të reja mund të bashkohen me BE-në deri në vitin 2030, ndër to Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia, u bë e ditur sot kur Komisioni Evropian miratoi pakon vjetore të Zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga partnerët e zgjerimit gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit.
Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, tha se janë të interesuar që ta kthejnë zgjerimin e BE-së në realitet.
Sepse, sipas saj, Union më i madh do të thotë një Evropë më e fortë dhe më me ndikim në skenën globale.
“Ne jemi më të përkushtuar se kurrë për ta kthyer zgjerimin e BE-së në realitet. Sepse një Union më i madh do të thotë një Evropë më e fortë dhe më me ndikim në skenën globale. Por ai duhet dhe do të mbetet një proces i bazuar në meritë. Paketa jonë ofron rekomandime specifike për të gjithë partnerët tanë. Dhe të gjithëve u themi: Anëtarësimi në BE është një ofertë unike. Një premtim paqeje, prosperiteti dhe solidariteti. Me reformat e duhura dhe një vullnet të fortë politik, ju të gjithë mund ta shfrytëzoni këtë mundësi”, tha Ursula von der Leyen, transmeton Klanksoova.tv.
Ndërkaq, zëvendës presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas tha se procesi i zgjerimit po ecë më shpejtë sot sesa në 15 vitet e fundit, duke shtuar se me ndryshimin e rendit global, siguria e Evropës është gjithnjë e më shumë në rrezik.
“Procesi i zgjerimit po ecën më shpejt sot sesa në 15 vitet e fundit. Por nuk mund të përballojmë humbjen e vrullit. Rendi global po ndryshon dhe siguria e Evropës është gjithnjë e më shumë në rrezik. Zgjerimi është një investim në një Evropë të qëndrueshme dhe shumica e qytetarëve tanë e njohin këtë. Nuk ka rrugë të shkurtra për vendet aspirante, por çfarëdo që BE-ja mund të bëjë për të mbështetur procesin, ne duhet ta bëjmë. Vendet e reja që bashkohen me BE-në deri në vitin 2030 janë një qëllim realist”, tha Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Derisa, komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos tha se viti 2025 ishte një vit progresi i konsiderueshëm për zgjerimin e BE-së.
Ajo ndër tjerash tha se një kontinent i bashkuar është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që kërkojnë që kërkojnë të ndajnë dhe destabilizojnë Evropën.
“Në përgjithësi, viti 2025 ishte një vit progresi të konsiderueshëm për zgjerimin e BE-së. Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen. Ato përparuan më shumë në reforma gjatë vitit të kaluar. Me ritmin dhe cilësinë aktuale të reformave, mund të jemi në gjendje të përfundojmë negociatat e pranimit në vitet e ardhshme. Nëse bëhet siç duhet, një Union më i madh do ta bëjë Evropën më të fortë. Komisioni do të këmbëngulë në cilësinë më të lartë të reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe liritë themelore. Nuk do të ketë rrugë të shkurtra. Një kontinent i bashkuar është përgjigjja më e fortë ndaj atyre që kërkojnë të ndajnë dhe destabilizojnë Evropën”, tha Kos
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...