Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me afatin kushtetues për formimin e qeverisë, duke paralajmëruar se çdo veprim jashtë normave ligjore do të përbënte shkelje të rëndë kushtetuese.
“Afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe presidentja nuk ka mandat ta mandatojë askënd pa dëshminë se kandidati i nominuar e ka shumicën e nevojshme. Shumica dëshmohet vetëm me nënshkrime të deponuara të deputetëve”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se kandidatura e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e qeverisë është “vetëm përpjekje për të vazhduar kapjen e institucioneve të shtetit”, duke shtuar se kjo farsë duhet të marrë fund dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...
Begaj kujton ndërhyrjen e NATO-s kundër Millosheviçit: Shqip...
Panenka paralajmëron sllovakët për Kosovën: Janë shumë lufta...
Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike