Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka folur në lidhje me incidentin te ura në Ibër, duke thënë se lëshimi i ujit nuk isht e akt sabotazhi.
Ai u shpreh se nuk është lëshuar rastësisht, pra dikush ka vendosur në mënyrë profesionale të lirohet uji.
“Atë që ne mund ta themi është se ajo nuk është lëshuar rastësisht, është lëshuar qëllimisht, që i bie dikush ka vendosur në mënyrë profesionale të lirohet ata ujë. Pse është lëshuar ata, me siguri eprorët e tyre, hierarkia e Ibër Lepencit e dinë. Për neve ka qenë shumë e rëndësi që të kuptojmë se mos është ndonjë akt sabotazhi, apo diçka e tillë dhe ne atë skenë e kemi tejkaluar, do të thotë ajo nuk qëndron”.
“Kemi intervistuar shumë njerëz, kemi marrë shumë deklarata, i kemi dërguar para prokuorit dhe deri në këtë moment kur ne flasim nuk ka ndonjë element që neve na dërgon në atë drejtim që diçka është bërë në mënyrë të qëllimshme për të dëmtuar diçka”, u shpreh Elshani në Klan Kosova.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...