Bayern Munich nuk ndalet. Bavarezët e kanë arritur fitoren e tyre të nëntë radhazi në Bundesliga, duke mundur Bayer Leverkusenin 3-0.
Ndeshja ka nisur e balancuar, ku Leverkusen ia ka arritur ta mbante presionin e Bayern, i cili këtë sezon ka qenë i njohur për start të shpejt. Megjithatë, Bayern ka arritur ta zhbllokojë rezultatin në mes të pjesës së parë me golin e Serge Gnabry.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Konrad Laimer ka krosuar saktë për Nicolas Jackson, i cili nuk ka gabuar dhe e ka dyfishuar avantazhin e vendasve.
Bayern nuk është ndalur dhe para përfundimit të pjesës së parë ka arritur të shënojnë edhe golin e tretë, këtë herë me ndihmën e fatit, kur Loïc Bade e ka devijuar topin në rrjetë nga një krosim i Raphael Guerreiro.
Pas pushimit, Bayern e ka kontrolluar lojën dhe është afruar shumë pranë golit të katërt, por pa e shënuar.
Me këtë fitore, Bayern vazhdon të dominojë Bundesliga me njëzet e shtatë pikë. Në vendine fundit gjendet Heidenheim me vetëm pesë pikë.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...