Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka ndarë kujtime personale nga takimet që ka pasur me Nanon dhe ka vlerësuar rolin e tij në historinë politike të Shqipërisë.
Kurti kujtoi takimin e parë në fillim të vitit 2002, pak pas daljes nga burgu në Serbi, ku kishte qenë i burgosur bashkë me mbi 2000 shqiptarë të tjerë nga lufta.
Ai tregoi se Nano e kishte pritur në Tiranë bashkë me Adem Demaçin dhe Arbën Xhaferin, duke e cilësuar këtë si një takim të mbushur me pasion për politikën dhe idealet kombëtare.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...