Ka nisur takimi i thirrur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me kryetarët e partive politike.
Nga ky takim do të kuptohet nëse vendi do të ketë një qeveri, apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshmë.

Tashmë janë rreth nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe vendi ende nuk ka një qeveri, raporton Arbresh.info.
Në këtë takim po marrin pjesë krerët e partive kryesore politike në Kosovë, si dhe ata të partive minoritare në vend.

Osmani i ftoi ata për takim konsultativ, pasi i mandatuari i parë nga ajo, Albin Kurti i partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje, dështoi t’i fitonte votat e mjaftueshme në Kuvend të dielën për ta zgjedhur qeverinë e re.
Njëjtë si Kurti edhe mandatari i ardhshëm t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...