Qeveria në detyrë, në krye me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka marrë disa vendime gjatë mbledhjes së sotme.
Në këtë mbledhje, Kurti bëri të ditur disa nga vendimet që janë marrë për rritjen e pagës minimale në sektorin privat, rritjen e pensioneve dhe rritjen e shtesave për fëmijët nga 0 deri në 16 vjet, raporton Arbresh.info.
Po ashtu, ai tha se ka lajme të mira edhe për pensionistët.
“Ashtu siç ju kam premtuar, sot ka lajme të mira edhe për pensionistët, sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor, i cili fillon nesër. Kjo rritje prekë rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve bazike, ato për personat me aftësi të kufizuar, për të rritur, por edhe për fëmijë, pensionin familjar, si dhe pensionin invalidor të punës”, tha Kurti
Por, kryeministri në detyrë nuk harroi as fëmijët, duke thënë se nga nëntori rreth 400 fëmijë nga 0 deri në 16 vjet do marrin shtesat e tyre me rritje.
“ E siç e dini kam premtuar se do ketë lajm të mirë edhe për nënat që marrin shtesa për fëmijët. Nga muaji nëntor, shtesat për rreth 400 mijë fëmijë nga 0 deri në 16 vjet do të rriten për 50 për qind. Pra, një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marr 40 euro, nga muaji i ardhshëm do marr 60 euro, një nënë me katër fëmijë që këtë muaj ka marrë 120 euro, nga muaji i ardhshëm do marrë 180 euro në muaj”, u shpreh Kurti./Arbfresh.info/
LEXO EDHE
Qeveria në detyrë, rritë pagën minimale në sektorin privat, pensionet dhe shtesat e fëmijëve
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...