Komuna e Prishtinës ka publikuar të dhënat e reja lidhur me oraret e qarkullimit të linjave rajonale që tashmë janë në funksion, në kuadër të projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës.
Sipas njoftimit, ky sistem i ri i transportit publik synon të ofrojë shërbime më të rregullta, lidhje më të lehta ndërmjet zonave dhe qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e kryeqytetit.
” Të dashur qytetarë,Në kuadër të projektit TRIP – Transporti i Ri i Prishtinës, ju njoftojmë për oraret e qarkullimit të linjave rajonale që janë tashmë në funksion.
Ky sistem synon të ofrojë shërbim më të rregullt, lidhje më të lehta dhe qasje të përmirësuar për të gjithë banorët e Prishtinës
Në grafikat e mëposhtme mund të gjeni oraret, stacionet dhe drejtimet e secilës linjë që operon në kuadër të transportit të ri të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...