Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kosovës nga Siria.
Kurti tha se kjo është njohja e tre brenda këtij viti, transmeton Arbresh.info
Kryeministri i shprehu mirënjohje për njohjen nga Siria presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë. Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë. Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Njohja nga Siri, Pacolli për Vjosa Osmanin: Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, mos u ndalni
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Agim Veliu: Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë, pesë...