Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Muçaj, priti në takim delegacionin belg të kryesuar nga Birgit Stevens, Drejtoreshë e Përgjithshme për Bashkëpunim Dypalësh.
Sekretari Muçaj, në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e palëkundur që Mbretëria e Belgjikës ka ofruar për Republikën e Kosovës në të gjitha fazat e konsolidimit të saj.
Në këtë frymë bashkëpunimi, u zhvilluan konsultimet politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, ku u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe mundësitë për zhvillimin e një agjende të përbashkët në fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e mbajtjes së këtyre konsultimeve politike si një mekanizëm thelbësor për thellimin e bashkëpunimit dhe për identifikimin e mundësive që kontribuojnë në koordinimin në çështje me interes të përbashkët, përfshirë edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Konsultimet politike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës dëshmojnë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve mike, që vazhdojnë të forcohen përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit konkret në fusha me interes të përbashkët./Arbresh.info/
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...
Oficerët e emigracionit ndalojnë një fëmijë 5-vjeçar gjatë b...
Policia dhe Krimet Ekonomike me aksion në Prizren për manipu...