Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar pasditen e djeshme në Fushë Kosovë, pasi gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë sekuestruar 1,482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590 euro para të gatshme, tetë telefona celularë, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.
Të dyshuarit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit.
“Fushë Kosovë / 28.10.2025 – 18:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një lap-top, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...