Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Gaza njoftoi se të paktën 50 persona u vranë gjatë natës nga sulmet izraelite kundër enklavës palestineze. Mes viktimave janë edhe 22 fëmijë.
“Të paktën 50 persona u vranë, përfshirë 22 fëmijë dhe shumë gra, në sulmet izraelite të nisura që nga mbrëmja e djeshme (e martë) kundër Rripit të Gazës”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal.
200 persona të tjerë u plagosën. Bassal shtoi se sulmet janë një shkelje e qartë dhe flagrante e marrëveshjes së armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit. Në të njëjtën kohë, ai denoncoi situatën të cilën e cilësoi katastrofike dhe të tmerrshme në Rripin e Gazës. Ushtria izraelite njoftoi se një ushtar u vra të martën në Gaza.
“Yona Ephraim Feldbaum, 37 vjeç, ra në betejë në Rripin jugor të Gazës”, tha ushtria.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK