Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, të cilit përmes një postimi në rrjete sociale, i thotë se nuk mund ta kuptojë madhështinë e LDK-së.
Pos tjerash, Abdixhiku thotë se Kurti nuk mund ta kuptojë as dinjitetin në politikë, të cilit ia radhiti me rend “të bëmat” e tij.
Ky reagim i të parit të LDK-së vjen pasi Kurti, gjatë ditës së sotme, në një konferencë për media tha se nuk e kupton aspak këtë parti.
“Se kupton as dinjitetin në politikë, as madhështinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës; e as faktin se ka ardhur një gjeneratë e re në vend ku fjala e dhënë ka peshë. Dhe s’ka pozitë, s’ka pushtet e s’ka ofertë që mund të shkelë mbi këtë vlerë. Prandaj çuditet! Prandaj s’kupton”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:
Jam i bindur se parimet nuk i kupton.
Fjalën e dhënë edhe më pak.
Një njeri që për tetë muaj bllokon shtetin duke thënë se i ka votat por s’po e lenë, dhe në fund mashtron; një njeri që për 48 herë e shkelë Kushtetutën dhe mburret se çfarë po bën; një njeri që uzurpon institucionet duke qenë herë kryeministër e herë deputet; një njeri që s’respekton Gjykatat e Republikës siç respektohen ato në shtetin ku ai rritë familjen e vet; nje njeri që vendoset mbi prokurorinë e mbron të korruptuarit partiak veç se janë të tijë; një njeri që vetëm ofendon e vetëm përçanë kudo që prekë; një njeri që akuzon kundërshtarët politik, shtëpinë e madhe të demokracisë me tradhëtarë të Serbisë veç pse mendojnë ndryshe nga ai; një njeri që na ofendon eletoratin me ‘hajvanat’ dhe pret shtrirje qafe më pas; një njeri që na izolon Republikën e vet, e na e humbet te ardhmen e fëmijëve në këtë shtet; një njeri që nuk e kupton bashkëpunimin, unitetin, e afrimin si akt patriotik sot; një njeri që ndryshon pa merzi secilin premtim publik;
– një njeri i tillë, natyrisht se nuk e kupton se çka do të thotë parimi i drejtë në jetë.
Se kupton as dinjitetin në politikë, as madhështinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës; e as faktin se ka ardhur një gjeneratë e re në vend ku fjala e dhënë ka peshë. Dhe ska pozitë, s’ka pushtet e s’ka ofertë që mund të shkelë mbi këtë vlerë.
Prandaj çuditet! Prandaj s’kupton.
Kur pushtetarët e shkëputur nga populli i afrohen fundit, gjërat më nuk u japin sens.
LDK-në mund ta sulmoni. Mund dhe ta ofendoni – por vetëm kaq keni mundësi. Nuk ju vie rendi për më shumë. LDK po ecën drejtë. Në rrugën e vet. Për vete dhe për Republikën që e krijoj vet.
Zot politik, kjo LDK, ka vetëm elektoratin e vet dhe koha e LDK-së nuk ndërtohet në prehërin e askujt. LDK ka shtratin e vet; lumi i saj rrjedhë fort gjithëherë. Sepse ishim, jemi dhe do të mbesim të vërtetë. Krenar e faqebardhë dhe me besim të fortë në të ardhmen e popullit tonë.
Gjërat vijnë e shkojnë; një gjë s’ndryshon kurrë.
LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë!
Dritë do të ketë!
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...