Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), pranoi një donacion me pajisje teknologjike nga Ambasada Gjermane në Kosovë.
Ky donacion përfshin disa kompjuterë, monitorë, Ipadë dhe Smart Board modern, që vijnë si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Policisë Federale Gjermane (BKA), e cila u realizua përmes Zyrës së Ndërlidhësit Policor Gjerman.
Qëllimi i këtij donacioni ka qenë avancimi i shërbimeve policore të ILECU-t, në kuptim të ngritjes së kapaciteteve policore për një shërbim edhe më profesional e cilësor.
Në takimin e mbajtur në mes të drejtorit të Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha dhe ambasadorit gjerman Rainer Rudolph, u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi, si dhe angazhimi i përbashkët në arritjen e qëllimeve madhore për projektet të cilat kanë për qëllim avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë stafi i lartë menaxhues i PK-së, Drejtorisë së ILECU-t si dhe stafi i Ambasadës Gjermane të cilët janë bartës të këtij projekti.
Policia e Kosovës shpreh falënderimin e saj për Ambasadën Gjermane në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme dhe thekson se ky donacion do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve policore të Drejtorisë së ILECU-t./Arbresh.info
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...
27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...