Superliga e Kosovës nuk ndalet dhe do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së 11-të në mesjavë.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar tanimë orarin e xhiros së 11-të, ku dy ndeshje luhen të martën dhe tre të tjera të mërkurën.
Malisheva pret Ballkanin të martën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ‘Liman Gegaj’, derisa sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit po të njëjtën ditë.
Të mërkurën vëmendja do të jetë në Podujevë, ku Llapi takohet me liderin Prishtinën në kryendeshjen e kësaj xhiroje.
Kampioni në fuqi Drita do të udhëtoj drejt Skenderajt për tu përballur me Drenicën, derisa Ferizaj pret Prishtinën e Re.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 11-të fillojnë nga ora 13:00.
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet