Tashmë është zyrtare. Klubi italian Juventus dhe trajneri Igor Tudor kanë ndarë rrugët.
Klubi bardhezi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Igor Tudor, pas humbjes 1-0 ndaj Lazios dhe formës së dobët në javët e fundit.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, “Zonja e Vjetër” ka marrë vendimin për t’i dhënë fund bashkëpunimit me teknikun kroat, vetëm pak javë pas marrjes së drejtimit të skuadrës.
“Juventusi sapo e ka shkarkuar kryetrajnerin Igor Tudor pas humbjes nga Lazio,” ka shkruar Romano në rrjetet sociale.
Nën drejtimin e Tudor, Juventusi pësoi tre humbje radhazi dhe nuk arriti asnjë fitore në tetë ndeshjet e fundit, duke rënë ndjeshëm në renditjen e Serie A.
Klubi pritet të njoftojë së shpejti emrin e trajnerit të ri, i cili do të marrë drejtimin e skuadrës në ditët në vijim./rtk
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër