Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar ndaj kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se për shkak të prapavijave politike, po e bllokon buxhetin komunal, derisa ka përmendur mosdaljen e pagave për punëtorët e ndërmarrjes “Gjelbër”.
Në një postim në Facebook, Murati ka thënë se ndërmarrjet komunale janë nën menaxhimin e komunës dhe qeveria qendrore nuk ka asnjë kompetencë te to, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, shumica e ndërmarrjeve publike në Komunën e Prishtinës aktualisht gjenden para kolapsit financiar për shkak të keqmenaxhimit e mbipunësimit që ka bërë qeverisja e Përparim Ramës. Ka shtuar se kjo është arsyeja kryesore dhe se “gjithçka tjetër është broçkulla”.
“Dështimi total në qeverisje nuk mbulohet me arsyetime të pavërteta, Përparim. Para kolapsit janë edhe ato ndërmarrje që financohen kryekëput nga tarifat për shërbimet që ofrojnë, e kjo nuk ka lidhje me buxhetin komunal, por thjesht është keqmenaxhim i komunës. Kjo ka ndikuar që shumë projekte që financohen nga partnerët ndërkombëtarë ose të vonohen apo edhe të rrezikohet në tërësi implementimi i tyre”, ka shkruar ai.
Murati ka thënë se Qeveria nuk mund të bllokojë buxhetin e asnjë komune.
“Kurse sa i përket buxhetit, tashmë disa herë e kam sqaruar për publikun se qeveria qendrore nuk ka bllokuar e as që mund të bllokojë buxhetin e ndonjë komune. Komuna e Prishtinës e ka bllokuar vetveten duke mos e kaluar projekt-buxhetin brenda afatit ligjor. Këtë e di mirë edhe Përparim Rama, por që i përballur me dështimet gjithandej pas 4 viteve keqqeverisje, mendon se mund t’i mashtrojë votuesit duke hedhur fajin tjetër kund”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Komuna e Prishtinës padit Ministrin Murati për bllokimin e buxhetit të Ndërmarrjes “Gjelbër”
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...