Pas disa orësh kërkimesh intensive, janë gjetur rreth orës 23:30 dy turistët suedezë, nënë dhe bir, të cilët ishin raportuar të humbur më herët gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe Policia e Shtetit, shkruan A2.
Pas disa orësh kërkimesh në terren, dy turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Qafa e Thellë”, në një zonë të pyllëzuar dhe me terren të vështirë.
Fatmirësisht, të dy janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transportuar për kontroll mjekësor të mëtejshëm.
Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë
28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029