Guardiola për fituesin e Premier Leagues: Mendoj se Liverpool mbetet një nga favoritët kryesorë

23:32 | 26 Tetor 2025
D.H

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka theksuar se nuk beson se Liverpool është jashtë garës për titullin e Premier League, pavarësisht formës së luhatshme së fundmi.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se Arsenal nuk do të lëshojë shumë pikë, duke e bërë garën për kreun edhe më të ashpër.

“Në Premier League, kam ndjesinë se Arsenali nuk do të humbasë shumë pikë. Kjo është realiteti. Kam të njëjtin ndjesi për Arsenalin, por edhe për Liverpoolin”.

“Liverpool humbi ndeshjet e fundit – jo në Ligën e Kampionëve në Frankfurt – por pashë sfidën ndaj United: kishin raste të pabesueshme për të fituar”.

“Kështu që mendoj se Liverpool mbetet një nga favoritët kryesorë. Diferenca prej tre ose katër pikësh në këtë fazë nuk është asgjë. Kam ndjesinë se këto skuadra, dhe ndoshta një tjetër, do të humbasin shumë pak pikë. Prandaj duhet të jemi aty”, deklaroi ai.

Që atëherë, situata është përkeqësuar për të dyja skuadrat. Liverpool humbi 3-2 ndaj Brentford, ndërsa Arsenal fitoi 1-0 kundër Crystal Palace, duke e çuar epërsinë ndaj “The Reds” në gjashtë pikë.

Ndërkohë, edhe Manchester City pësoi një humbje 1-0 ndaj Aston Villa, duke mbetur gjithashtu gjashtë pikë larg kreut të tabelës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme