Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot me shumicë të votave nuk e miratuan propozimin e kabinetit të ri qeveritar.
Pas kësaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar duke i falënderuar të gjithë deputetët që e mbështetën propozimin e tij për Qeverinë ‘Kurti 3’.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se do të vazhdojë me qeverinë në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...