Policia e Shtetit të Shqipërisë apelon për gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të motit të keq.
Si pasojë e reshjeve të shiut, disa segmente rrugore janë të përmbytura ose ka rënie inertesh, duke rritur rrezikun e aksidenteve.
Policia u bën thirrje qytetarëve të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore, të cilat janë të pranishme në terren për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
“Po ashtu, po vijon bashkëpunimi me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, për pastrimin e shpejtë të segmenteve ku ka rënie inertesh si pasojë e reshjeve”, thuhet në njoftim./rtk
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...