Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë ftesë mandatarit Albin Kurtit, që të formojë qeverinë e re.
Sipas Krasniqit, ishte Kurti ai që thoshte se formimi i Kuvendit ka qenë përgjegjësi e ish-opozitës, derisa tani ai thotë se është radha që këtë përgjegjësi ta mbajë Kurti.
“Sot në këtë seancë që do të duhej të ishte për një qeveri të re, dëgjuam ekspoze për këtë që do duhej kinse të vinte. Lexuam dhe dëgjuam një rekujim të qeverisë së kaluar, një panaxherik imagjinar për kinse të bëmat e saj”, u shpreh Krasniqi.
“Kanë kaluar mbi tetë muaj që jemi të bllokuar nga sjelljet arbitrare të partisë që ka fituar numrin më të madh të deputetëve, dhe kemi qenë dëshmitarë të një fjalamanie që kemi apo s’kemi vota, andaj sa na përket neve, si PDK, koha e fjalëve ka marrë fund, koha është që ta verifikoni atë që e keni thënë, nëse keni arritur shumicën e re parlamentare”, tha tutje ai./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...