Forcat e Komandës Rajonale të Lindjes (RC-E) të misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR kanë realizuar një ushtrim të simulimit të fatkeqësive me shumë të lënduar (MASCAL) në Kampin Bondsteel, Kosovë.
Në këtë aktivitet morën pjesë ushtarë amerikanë dhe gjermanë, të cilët punuan ngushtë me zjarrfikësit e kampit për të demonstruar aftësinë e koordinimit dhe reagimit të shpejtë në situata emergjente.
KFOR thekson se ushtrime të tilla janë thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë operacionale dhe përkushtimit ndaj një ambienti të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
Misioni KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit