Barazimi 1-1 ndaj Omonias në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës i ka sjellë Dritës jo vetëm një pikë të rëndësishme sportive, por edhe 133 mijë euro shtesë nga UEFA.
Kjo është hera e dytë që kampioni i Kosovës arkëton këtë shumë, pasi edhe barazimi i javës së parë ndaj KuPS i kishte siguruar po aq fitim financiar. Në total, vetëm nga dy ndeshjet e para në grup, Drita ka përfituar 266 mijë euro.
Por të ardhurat e skuadrës gjilanase nga aventurat evropiane janë shumë më të mëdha. Drita ka përfituar plot 3,870,000 euro, falë rezultateve të arritura në fazat kualifikuese dhe pjesëmarrjes historike në grupet e Ligës së Konferencës.
Deri tani, duke përfshirë të ardhurat nga këto dy barazime dhe pjesëmarrjet në fazat e kualifikuese, Drita ka përfituar gjithsej 4,136,000 euro nga rezultatet e arritura në Evropë.
Pas këtij barazimi, Drita renditet në pozitën e 21-të me 2 pikë, ndërsa Omonia mbetet dy vende më poshtë me 1 pikë.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit