Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Jeruzalem, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Kuvendit (Knesset) të Izraelit, Amir Ohana.
Spiropali theksoi se më herët, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, ka bashkëndarë me kryeparlamentarin Ohana vizionin për rienergjizimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve parlamentare mes dy Kuvendeve.
Në këtë takim, ajo theksoi se u ndalën gjatë tek idetë dhe projektet e partneritetit ndërshtetëror që krijojnë më shumë mundësi për popujt tanë, në të gjitha fushat.
Gjatë kësaj vizite, Spiropali falenderoi gjithashtu zyrtarët e shtetit të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, me besimin për t’i parë të dy vendet të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Izrael, ministrja Spiropali u prit sot më herët në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar./atsh.al
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...