Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se Paketa e Maleve është një “plaçkitje e madhe”. Duke folur në konferencën për mediet nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se me “Paketën e Maleve“ po mbillet fara e armiqësive dhe vëllavrasjes.
“Unë ftoj investitorët, mos të prekin tokën e tjetrit. Ato që quhen bjeshkë atje, prona është me dy origjina. Njëra është private, por janë pakicë. Por të tjerat janë komunale dhe kanë qenë komunale në shekuj. Çfarë do të thotë se ai komunitet është pronari i tyre. Dhe ti pa ujdinë e atij komuniteti, pse je shtet, nuk mund të prekësh asnjë centimetër. Është tokë e atij komuniteti”, tha Berisha.
Berisha u ndal edhe te prishja e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit, ku sipas tij qeveria “u soll më keq se çdo pushtues”. Berisha tha se banesat në bjeshkë u shkatërruan për qëllime politike.
“Shkatërroi 100 objekte. Del në Sylbicë, spiunojnë patronazhistët, dhe i prish tjetrit objektin, pa pasur asnjë plan, absolutisht”, tha Berisha.
Sipas kreut të PD-së, ato duhet të zhvillohen siç kanë qenë, me stane guri.
“Kanë qenë të sistemuara. Kanë pasur ujin, kanë pasur rrethimin. I kanë pasur të gjitha. Kanë qenë komunitet. Pra, po ta marrësh kështu një fshat i vogël dhe i sistemuar. Kjo nuk do të thotë që të ndërtojnë kudo. Por kjo do të thotë që shteti të shpenzojë dhe të bëjë planin se ku do ndërtojnë”, tha Berisha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...