Është arrestuar një 35-vjeçar në Kapshticë, i cili po kërkohej për tentim-vrasje të gjyshit të tij.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë kapën të dyshuarin, i cili më 4 tetor tentoi ta vrasë me thikë familjarin e tij.
“Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Personit ekzekutuan urdhrin e ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për shtetasin V. Sh., 35 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” mbetur në tetativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ky shtetas dyshohet se më datë 04.10.2025, ka goditur disa herë me thikë, gjyshin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...