Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj ekspertit të sigurisë Ilir Kulla, pas disa deklaratave të këtij të fundit ndaj Pacollit.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli i është drejtuar Kullës shpreh zhgënjimin për mosmirënjohjen ndaj mikpritjes që, siç thotë ai i është bërë në të kaluarën Kullës.
“Zotni Kulla, mbrëmë, nga sa dëgjova, nuk paske lënë gjë pa thënë për mua. A të ka shkuar ndërmend, vallë, se ndoshta po e përbuz atë konak ku je ulur, e atë bukë që ke ngrënë (jo një herë të vetme)? Të kemi pritur dhe trajtuar gjithmonë — unë, vëllezërit e mi dhe stafi — si një njeri dinjitoz,” shkruan Pacolli.
Në vijim, ai shprehet se “mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë”, duke përfunduar reagimin me fjalët:
“Zoti na ruajt nga njerëzit si ju.”, shkroi mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin