Ndeshja e La Ligës mes Villarrealit dhe Barcelonës në Miami është shtyrë, me organizatorët që kanë deklaruar se nuk ka “kohë të mjaftueshme për të realizuar në mënyrë të duhur” këtë eveniment.
“Relevent i ka informuar La Ligën për nevojën për të shtyrë ndeshjen e planifikuar mes Villarreal CF dhe FC Barcelona në Miami më 20 dhjetor”.
“Duke pasur parasysh pasigurinë aktuale në Spanjë, nuk ka kohë të mjaftueshme për të realizuar në mënyrë të duhur një ngjarje të këtij shkalle. Do të ishte gjithashtu e papërgjegjshme të fillohej shitja e biletave pa një ndeshje të konfirmuar”, thuhej në reagim.
Më 6 tetor, UEFA miratoi zhvillimin e ndeshjeve të ligave kombëtare italiane dhe spanjolle jashtë vendit në një vendim historik, duke theksuar gjithashtu “kundërshtimin e qartë” ndaj këtyre planeve, të cilat u miratuan “në mënyrë të jashtëzakonshme, për shkak të boshllëqeve rregullatore në nivel global”.
Aleksander Ceferin, presidenti i organeve drejtues të futbollit evropian, e përshkroi vendimin si “i keqardhshëm” dhe tha se ai “nuk duhet të shihet si një precedent” dhe se “ndeshjet e ligës duhet të luahen në tokën e tyre”.
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...