Një person i mitur, shtetas i Serbisë, është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit, pasi është kapur duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Sipas policisë, shtetasit kinez dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia dhe po tentonin të kalonin më tej drejt RMV-së.
Pesë shtetasit kinezë janë kthyer në Serbi nëpërmjet procedurës së depërtimit.
“Fsh. Seqishtë, Hani i Elezit 21.10.2025 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur -shtetas i Serbisë, pasi i njëjti nga njësitet policore është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinez në drejtim të RMV-së, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të RMV-së. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”, thuhet në raport./Arbresh.info
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia