Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me nëntë ndeshje tjera të cilat janë të programuara për xhiron e tretë.
Ndeshja kryesore e natës së sotme luhet në Madrid mes Realit dhe Juventusit, shkruan Arbresh.info.
Natyrisht në këtë sfidë vëmendja është tek ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ku mbetet të shihet nëse do të marrë minuta nga trajneri Igor Tudor, pasi ai është gati për këtë përballje.
Paraprakisht para kësaj sfide luhen dy ndeshje me fillim nga ora 18:45. Athletic Bilbao – Qarabag dhe Galatasaray – Bodo/Glimit luhen në këtë orë.
Teksa përvec derbit në Madrid në mbrëmje luajnë edhe gjigantët evropian si Bayern Munich i cili e pret në shtëpi Club Brugge.
Liverpooli udhëton në Gjermani për t’u përballur me Frankfurtit, si dhe Chelsea do të ketë punë me Ajaxin.
Gjithashtu nga ora 21:00, luhen edhe tri takime tjera si Atalanta – Slavia Praha, Monaco – Tottenham dhe Sporting – Marseille./Arbresh.info
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...
Një pjesë e Tiranës mbetet pa energji elektrike
Rizvanolli: Dy njësi të KEK-ut pritet të kthehen në operim, ...
Moti ditën e martë me mjegull e ngrica, temperatura arrin -9...