Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një shtetas kosovar dhe një shtetas të huaj, pasi gjatë një kontrolli të rregullt rrugor në Prishtinë janë kapur me mbi 2.2 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe mbi 13 mijë euro para të gatshme.
Gjatë kontrollit, pasagjeri, një shtetas i huaj, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar me sukses nga policia. I njëjti ka rezistuar në mënyrë agresive dhe ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë arrestimit.
Gjatë intervenimit, tek i dyshuari janë gjetur dy paketime të mbështjella me pluhur të bardhë të dyshuar si kokainë, me peshë të përgjithshme 2 kilogramë e 270.6 gramë. Po ashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar para të gatshme në vlerë prej 13,550 eurosh dhe një telefon mobil.
“Njësia e lartcekur policore gjatë zbatimit të autorizimeve të saj, pasi ka kërkuar realizimin e një kontrolli rutinor, i dyshuar mashkull shtetas i huaj ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo si rezultat i reagimit profesional policor i njëjti është ndaluar nga njësia policore. I dyshuari gjatë tërë kohës ka rezistuar në mënyrë agresive duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe tek i njëjti gjatë arrestimit janë gjetur dy paketime të mbështjella të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë pesha e përgjithshme e së cilës arrin rreth 2270.6 gramë (2 kilogramë e 270.6 gramë)”.
“Përveç substancës së dyshuar narkotike pas kontrollit tek të dyshuarit në vendngjarje janë gjetur edhe: para të gatshme 12550 euro, para të gatshme 1000 euro, një telefon mobil. Lidhur me rastin në vendngjarje ka dalë edhe Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë si dhe është njoftuar edhe prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është kryer kontroll edhe tek shtëpia e të dyshuarit shtetas kosovar mirëpo nuk është gjetur diçka e dyshuar”,thuhet në njoftim.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...