Liderët evropianë kanë shprehur mbështetje për Ukrainën pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një samit të mundshëm me Vladimir Putin në Budapest. Ata kanë mbështetur propozimin e Trump për një armëpushim përgjatë vijës aktuale të luftës, duke e parë këtë si pikënisje për negociata të mëtejshme.
Trump e propozoi këtë plan pas bisedës me Putin dhe takimit me presidentin ukrainas Zelenskyy. Ai tha se “është koha të ndalet vrasja dhe të bëhet një marrëveshje” dhe se palët duhet “të ndalen aty ku janë”, shkruan Euronews.
Liderët evropianë theksuan se Ukraina duhet të jetë në pozicionin më të fortë para, gjatë dhe pas çdo armëpushimi, dhe se kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Ata akuzojnë Rusinë për vonesa dhe insistojnë në presion ndaj ekonomisë dhe industrisë së saj të mbrojtjes derisa Putin të jetë gati për paqe.
Deklaratën e nënshkruan Ursula von der Leyen, António Costa, Emmanuel Macron, Keir Starmer, Friedrich Merz, Giorgia Meloni, Donald Tusk, Jonas Gahr Støre, Mette Frederiksen, Alexander Stubb dhe Zelenskyy.
Samiti i mundshëm Trump-Putin do të ishte i pari i liderit rus në tokë evropiane që nga fillimi i pushtimit. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës do të jetë temë kryesore në samitin e BE-së, ku pritet të marrë pjesë Zelenskyy. Brukseli po punon për sanksione të reja dhe përdorimin e asetet e ngrira të Rusisë për një kredi prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën./rtk
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...