Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, i është bashkuar stërvitjeve të Juventusit, pas shqetësimit që e la jashtë përballjes me Comon.
Ai mori pjesë në stërvitjen e fundit të skuadrës, të martën, përpara udhëtimit në Madrid, ku Juventusi do të përballet me Real Madridin në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Trajneri Igor Tudor pritet ta përfshijë Zhegrovën në listën për këtë ndeshje, megjithëse mbetet e paqartë nëse ai do të aktivizohet. Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’.
Pas dy xhirove të para, Real Madridi ka 6 pikë falë dy fitoreve, ndërsa Juventusi ka regjistruar dy barazime dhe kërkon fitoren e parë.
Këtë sezon, Zhegrova ka vetëm një paraqitje në Ligën e Kampionëve për Juventusin, ku luajti vetëm tre minuta në barazimin 4-4 kundër Borussia Dortmundit, si dhe ka 33 minuta lojë në Serie A./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...