Në varrezat e fshatit Hajvali në kryeqytet janë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jetë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.
Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se aksioni për gërmim është bërë nga njësitet policore të Drejtoris për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, shkruan Arbresh.info.
Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.
Gërmimet pritet që të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Prishtinë 1998-1999. Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro