Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka patur asnjë urdhër politik për të marrë apo mos marrë pjesë në protestën e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 tetor në Tiranë.
Berisha gjithashtu duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë një konference për mediet, i cilësoi si “shpifje” njoftimet për urdhër politik.
Berisha tha se mbështet plotësisht “luftën e drejtë të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së, për liri dhe dinjitet kombëtar në Kosovë”, ndërsa shtoi se dënon manipulimin “e tmerrshëm me këtë kauzë” të qeverisë dhe cilido tjetër.
“Përpjekja për të manipuluar, për të përçarë, për të përdorur një lëvizje kundër qeverisë së Kosovës, është gjithashtu armiqësore”, u shpreh Berisha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...