Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet kroate pas kapjes së mbi 700 mijë eurove të padeklaruara, duke u bërë një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë e Kroacisë.
Sipas njoftimit të Doganës së Kroacisë, oficerët doganorë, në bashkëpunim me policinë në pikën kufitare Karasoviq, kanë parandaluar përpjekjen për kontrabandë gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia.
Gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga shtetasi shqiptar, autoritetet gjetën të fshehura 702,435 euro në para të gatshme.
Dogana kroate ka bërë të ditur se shoferi nuk kishte përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar shumën në Administratën Doganore ose Policinë Kufitare, as me shkrim dhe as në mënyrë elektronike, duke fshehur paratë brenda automjetit.
Paratë janë sekuestruar, ndërsa shtetasi shqiptar është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kontrabandës dhe është dërguar në paraburgim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...