Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në rrugën magjistrale Slivovë–Ferizaj, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus. Të lënduar kanë mbetur pesë persona, të gjithë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Ferizaj.
Rasti është konfirmuar nga Policia Rajonale e Ferizajt.
Sipas tyre, shoferi i veturës dhe katër pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa pas trajtimit fillestar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, katër prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
“Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshati Slivovë-Ferizaj. Aksident trafiku me lëndime trupore ku në këtë aksident trafiku ishin të përfshira dy automjete: një veturë dhe një autobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale, lëndime trupore pësojnë shoferi i veturës dhe katër pasagjerët, të cilët pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, katër nga ta dërgohen ne QKUK-Prishtinë per tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Për këtë aksident është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, tha Kanun Veseli, zëdhënës për rajonin e Ferizajt.
Lajmin e ka bërë publik edhe Blerton Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili ka thënë se njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje kome, ndërsa një tjetër ka kaluar një ndërhyrje kirurgjike.
“Pesë anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor janë përfshirë dje në një aksident të rëndë trafiku në qytetin tonë. Me zemër të rënduar, lutemi që gjendja e tyre të stabilizohet sa më shpejt dhe që të gjithë të kthehen shëndoshë pranë familjeve të tyre. Kam pasur nderin të punoj me këta njerëz, profesionistë, të përkushtuar, të ndershëm e me shpirt pune dhe kjo ngjarje më ka prekur thellë. Këto momente na kujtojnë sa e brishtë është jeta, sa shpejt mund të ndryshojë gjithçka, dhe sa shumë duhet ta vlerësojmë njëri-tjetrin përtej çdo detyre apo përkatësie”.
“Sipas informatave të fundit, një prej tyre është ende në gjendje kome, një tjetër sapo ka dalë nga operimi, ndërsa tre të tjerë po marrin trajtim për lëndimet që kanë pësuar. Ferizaji sot lutet bashkë. Lutet për shërim, për jetë, për kthim të shpejtë e të sigurt pranë familjeve të tyre. Zoti ju ruajtë e ju japë forcë në këtë betejë”, shkroi Jakupi./Arbresh.info
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...