Kryetari i Shoqatës “Tirana”, Ruzhdi Keqi, ka thënë se sot janë mbledhur në Tiranë, në këtë qytet që sipas saj, gjithmonë ka qenë zemra e kombit për ta nderuar luftën e drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së.
Keqi tutje u shpreh se protesta në Tiranë është për ta nderuar gjakun e dëshmorëve që me sakrificën e tyre i dhanë jetë lirisë së Kosovës dhe krenarisë shqiptare.
“Tirana ndër vite ka qenë djep i mikpritjes dhe i bashkimit kombëtar. Ky qytet i ka hapur zemrën çdo shqiptari që ka ardhur nga çdo trevë. Nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Në vitin 1999 kur Kosova po jetonte ditët më të errëta të luftës, Tirana u bë dritë shprese”.
“Qytetarët e saj pritën me zemërsi qindra dhe mijëra kosovarë qau detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre prej gjenocidit serb. Në ato ditë, Tirana tregoi se nuk është thjeshtë kryeqyteti i Shqipërisë por kryeqyteti i shpirtit shqiptar”, u shpreh ai.
Tutje, Keqi tha se nga Tirana dolën bij që iu bashkuan UÇK-së, që morën pushkën dhe shkuan në vijën e parë të fronit për të luftuar për lirinë e Kosovës e më vonë edhe për lirinë e shqiptarëve të Maqedonisë.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...