Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.
Në një postim në ‘X’, ajo ka theksuar se Kosova dhe Gjermania do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin e tyre të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane.
“35 vjet të bashkimit gjerman dhe rreth 35 orë që kur ambasadori Rainer Rudolph paraqiti letrat kredenciale në Kosovë. Sot festojmë ribashkimin e Gjermanisë dhe mirëpresim përzemërsisht ambasadorin, ndërsa vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të bazuar në demokraci dhe vlera të përbashkëta evropiane”, ka shkruar Rizvanolli.
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan