Grupi Hamas ka dorëzuar trupat e pengjeve izraelite që ka pasur në dispozicion, ndërsa tensionet mbeten të larta rreth zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit. Shtetet e Bashkuara thonë se mbeten optimiste, por Izraeli paralajmëron kufizime në ndihma nëse marrëveshja nuk respektohet plotësisht.
Grupi Hamas ka deklaruar se i ka dorëzuar të gjithë trupat e pengjeve izraelite që ka pasur në dispozicion.
Të mërkurën vonë në mbrëmje, Hamasi, përmes Kryqit të Kuq, ka kthyer dy trupa tek autoritetet izraelite, të cilët tashmë janë identifikuar nga autoritetet izraelite.
Megjithatë, kanë mbetur edhe 19 trupa të tjerë që nuk janë kthyer. Hamasi ka bërë të ditur se do të ketë nevojë për kohë e pajisje speciale për gjetjen dhe tërheqjen e trupave të tjerë, pasi nuk ka qasje në disa zona.
Edhe pse Hamasi pretendon se nuk ka qasje në trupat e mbetur, gjë që ka ngritur dyshime për respektimin e marrëveshjes së armëpushimit, dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë deklaruar se mbeten optimistë, duke theksuar se bisedat me ndërmjetësit ndërkombëtarë tregojnë se Hamasi synon ta zbatojë marrëveshjen.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Izraeli mund ta rinisë luftën “sapo ai ta përmend këtë fjalë”, duke shtuar se një vendim i tillë mund të merret nëse Hamasi refuzon t’i përmbahet marrëveshjes së arritur.
Sa i përket mundësisë së angazhimit të ushtrisë amerikane në Gazë, Trump ka theksuar se nuk sheh nevojë për përfshirjen e saj në këtë fazë. Izraeli ka paralajmëruar se do të kufizojë furnizimet me ndihma në Gazë nëse Hamasi nuk i kthen të gjithë trupat e pengjeve deri të hënën. Të mërkurën, vendkalimi kufitar Rafah, që lidh Egjiptin me jugun e Rripit të Gazës, ka mbetur i mbyllur.
Ndërkohë, Programi Botëror i Ushqimit (WFP), agjenci e OKB-së, ka njoftuar se që nga e shtuna ka dërguar 137 kamionë me ndihma humanitare në Gazë, dhe se po rrit shkallën e operacioneve humanitare në terren. Ndërkohë, palestinezët e zhvendosur kanë nisur të kthehen në vendbanimet e tyre, ndërsa situata mbetet e brishtë dhe e pasigurt./rtk
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...