Dimri është një stinë e vështirë për tharjen e rrobave. Kur nuk mund t’i varni jashtë dhe nuk keni tharëse, rrobat shpesh mbeten të lagura, të ftohta dhe fillojnë të marrin erë myku.
Shumë njerëz i vendosin rrobat mbi radiator për t’i tharë më shpejt, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është një nga mënyrat më të këqija për të tharë rrobat. Në fakt, mund të dëmtojë rrobat pa e kuptuar fare.
“Shumica e njerëzve nuk e dinë që rrobat dhe radiatorët nuk shkojnë mirë bashkë. Është si t’i lash për orë të tëra nën tharësen e flokëve — nxehtësia është shumë e fortë dhe e përqendruar”, thotë ekspertja modës Roza Francken nga Aurélien.
Çfarë ndodh kur i thani rrobat mbi radiator?
Vendosja e rrobave në nxehtësi të drejtpërdrejtë, si p.sh. mbi radiator, mund të dëmtojë fijet e materialit dhe të bëjë që rrobat ta humbasin formën.
Pambuku tkurret dhe ngurtësohet, leshi humbet elasticitetin e tij, dhe çdo material që përmban elasticitet, si getat ose të brendshmet, fillon të degradohet. Në thelb, ju po i ‘gatuani ngadalë’ rrobat tuaja”, pohon ekspertja.
Vendosja e rrobave mbi radiator për t’i tharë është e dëmshme për gjithçka — nga leshi te poliesteri — dhe në veçanti për materialet delikate si mëndafshi dhe sateni.
Burimet e drejtpërdrejta të nxehtësisë gjithashtu mund të zbehin ngjyrat, duke i kthyer xhinset tuaja të preferuara të zeza në një rrëmujë gri me njolla, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.
Në vend që t’i vendosni rrobat direkt mbi radiator, vendosini ato në një varëse për tharje dhe vendoseni në një dhomë ku ngrohja është e ndezur. Kjo lejon që ajri i ngrohtë të qarkullojë, t’i thajë rrobat në mënyrë më të njëtrajtshme dhe t’i mbrojë ato për shumë vite.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...