Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, mirëpriti Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë.
KFOR njofton se takimi u përqendrua në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe ripërtëriu angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët.
Gjeneral Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj KFOR-it, duke vlerësuar profesionalizmin e trupave shqiptare dhe duke theksuar kontributin e tyre pozitiv në këtë mision.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si ofrues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...