Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, në konferencën për media të mbajtur sot është pyetur nëse ka ndonjë mundësi bashkëpunimi me Kurtin, mbase vetëm për ta krijuar një Qeveri të re sa për ta votuar buxhetin dhe për të shkuar në zgjedhje të reja pastaj me marrëveshje.
Megjithatë, Krasniqi ka thënë se s’ka kurrfarë komunikimi me LVV-në dhe Kurtin dhe këtij të fundit i ka thënë se kot e dërgon çfarëdo kërkese për punë të koalicionit, meqë PDK s’dëshiron kurrfarë qeverie me VV-në në asnjë lloj opsioni.
“S’kam kurrfarë komunikimi me VV-në. Spres kurrfarë kërkese. Kot e dërgon kërkesën se për këtë cështje as që diskutojmë me Albin Kurtin çfarëdo lloj qeverie në çfarëdo lloj opsioni. Kjo është e qartë nga 10 shkurti e ka thënë Bedri Hamza”, ka thënë Krasniqi
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan