Në kuadër të fushatës për parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit dhe të shtënave festive, Policia e Kosovës, me mbështetjen e UNDP-së përmes Programit të Sigurisë (KSSP), po avancojnë komunikimin dhe bashkëpunimin me forumet lokale të sigurisë.
“Nga data 14 deri më 16 tetor 2025 do të mbahet një punëtori ku do të rishikohen Procedurat Standarde të Veprimit, termat e referencës dhe mjetet raportuese për krimet dhe dukuritë negative, duke përfshirë edhe keqpërdorimin e mjeteve piroteknike dhe të shtënat festive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje theksohet se qëllimi i kësaj punëtorie është fuqizimi i anëtarëve të Komiteteve Lokale për Siguri Publike dhe përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ligjit dhe qytetarëve, për të ndërtuar bashkësi më të sigurta, ku festimet të jenë pa rrezik.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan