Humbje e rëndë nga Kosova, Suedia e shkarkon trajnerin Tomasson.
Humbja nga Kosova ishte njëra prej më të rëndave në histori të Kombëtares së Suedisë.
Dardanët fituan mbrëmë me rezultat 1:0 në Goteborg duke ia shuar kështu shpresat ekipit kombëtar suedez që të shkojë në Botërorin 2026 edhe përmes pozitës së dytë, respektivisht barazhit.
E kjo ka bërë që suedezët të marrin masa.
Mediumi i atjeshëm, “Sportbladet” njofton se Federata Suedeze e Futbollit e ka shkarkuar selektorin Jon Dahl Tomasson, përcjell “Gazeta Express”.
“Fiaskoja e dytë kundër Kosovës ishte pika e fundit për Federatën Suedeze të Futbollit, e cila e shkarkoi 49-vjeçarin Jon Dahl Tomasson”, shkroi mediumi suedez.
Nën drejtimin e trajnerit danez, Suedia e ka grumbulluar vetëm një pikë në kualifikimet e Botërorit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...