Tetë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar zyrtarisht kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, për formimin e Qeverisë së re.
Dekreti presidencial u nënshkrua të shtunën, pas konstituimit të plotë të Kuvendit të Kosovës me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb.
Pas mandatimit, Kurti deklaroi se tashmë ka nisur një “numërim mbrapsht” drejt krijimit të Qeverisë Kurti 3.
Ai theksoi se nëse arrihet një marrëveshje e shpejtë për përbërjen e re qeveritare, nuk do të pritet afati i fundit kushtetues për formimin e saj, i cili përfundon më 26 tetor.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur për Arbresh.info se nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Jo, nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti 3”, ka deklaruar për Arbresh.info deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj./Arbresh.info
Ulutas i falënderon aletatët në NATO që po e mbajnë KFOR’in ...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish