Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se në rastin e njohur si “Prona e Veternikut”, gjatë zhvillimit të hetimeve me datë 13.10.2025 ka ngrirë pasuri në vlere mbi 10 milion euro duke lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për gjithsej 7 hektarë tokë dhe ka kërkuar nga gjykata që të lëshoj urdhrin përmes të cilit deri në përfundimin e procesit gjyqësor t’ua ndalojë personave që kanë interes shitjen, transferimin, dhurimin, zvogëlimin dhe ngarkimin e pronës në fjalë.
Në njoftim thuhet se prona prej 7 hektarësh është pasuri e specifikuar për të cilën ka dyshim të bazuar se është përfituar me vepër penale.
“Prokurori i Shtetit është duke i zhvilluar hetimet me intezitetin me të lartë dhe për të pandehurit A.G, Y.H dhe M.G ka nxjerrë vendim për zgjerimin e hetimeve edhe në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë dhe trajtimin e rasteve me përkushtim maksimal”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...