Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot ka zhvilluar një stërvitje të lehtë në orët e paradites në Göteborg, në prag të përballjes së kundër Suedisë.
Suedia dhe Kosova do të përballen sonte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sipas FFK-së, atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë në prag të duelit me suedezët.
“Dardanët kanë zhvilluar sot një stërvitje të lehtë në orët e paradites në Göteborg, në prag të përballjes së kundër Suedisë. Atmosfera brenda ekipit është pozitive, me përqendrim maksimal dhe motivim të lartë për të dhënë më të mirën në fushë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kjo sfidë është një ‘finale’ për kombëtaren tonë në garën për vendin e dytë në Grupin B, pozitë që dërgon në ‘Play-Off’.
Kujtojmë se Kosova një muaj më parë e kishte mundur Suedinë në Prishtinë.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në konferencën e fundit para duelit me suedezët, tha se Suedia është një skuadër e fortë dhe me shumë cilësi individuale, por sipas strategut gjerman, Kosova është gati për duelin me suedezët.
“Suedia është një kundërshtar i fortë, me shumë kualitet. Kanë lojtarë të rrezikshëm në fazën sulmuese si Isak, Elanga dhe Gyokeres. Pavarësisht presionit që ata kanë, për ne do të jetë një ndeshje e vështirë. Suedia nuk është e fortë vetëm në kundërsulme, por edhe në posedim të topit. Ata bëjnë presion të lartë dhe luajnë mirë me pasime. Ne do të luajmë ngushtë, do të jemi kompakt në mbrojtje. Kemi fituar më parë ndaj tyre me një lojë të tillë, dhe do të tentojmë ta përsërisim”, ka thënë Foda.
Ndeshja Suedi-Kosovë fillon në orën 20:45.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...